Mbreti i shpejtësisë n’hava, avion hipersonik që lidh New York’un me Londrën për 2 orë (video)

Aeroplani, i cili nuk duhet me i ba fluturimet e para tregtare para njizet apo tridhetë vjetësh, mund të arrijë shpejtësinë prej 6174 km / h në nji naltësi prej 28.9km.

Ky asht nji vështrim i parë në projektin ambicioz të Boeing. Në nji konferencë të Institutit Amerikan i Komunikacioni ajror dhe Astronics në Atlanta, Boeing këtë javë zbuloi nji imazh të konceptit të tij të avionit Hypersonic që dëshiron të ndërtoje disa vjet ma vonë si mbasardhës i avionit të famshëm ‘Concorde’.

Ndërsa, aeroplani franko – britanik ishte në gjendje të arrinte nji shpejtësi 2145 km / h në nji naltësi prej 16 km, avioni i Boeing mund të lëvizte për të arritë 6174 km / h në nji naltësi maksimale prej 28.9km. Me fjalë të tjera, ajo mund të arrijë Los Angelos në Tokio për tre orë dhe New York në Londër në vetëm dy orë.

Shperndaje në: