PDK kundër Haradinajt: 2 ministra refuzojnë rrogat me rritje

Disa ministra në Qeverinë e Kosovës, kryesisht nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, po refuzojnë vendimin e Qeverisë dhe kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave.

Rrjedhimisht, disa nga këta ministra kanë deklarue se nuk do ta marrin pagën me rritje.

I pari që kishte sfidue vendimin e kryeministrit Haradinaj, ishte Ministri i Financave, Bedri Hamza.

Po ashtu, edhe nji ministër tjetër i PDK’s, ia ka konfirmue Radios Europa e Lirë se do ta refuzojë pagën me rritje.

Kurse, ministra të tjera nuk kanë dashtë me komentue për këtë çashtje.

Shperndaje në: