Edhe Presidentit ka me ju verifikue pasunia nga AKK

Agjencia Kundër Korrupcionit (AKK) ka organizue hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasunisë së zyrtarëve të naltë publikë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, asht njani nga zyrtarët që i ra shorti për verifikim të pasunisë.

Numri i Thaçit në listë ishte 3.193.

Në listën e zyrtarëve që ka me ju ba verifikimi i pasunisë janë edhe: Fitore Pacolli-Dalipi – deputete, Adem Mikullovci – deputet, Sevdije Morina – zv.kryeprokurore, Dardan Gashi – ministër, Flamur Sefaj – ministër, Avdullah Hoti – deputet, Milaim Zeka – deputet, Skender Reçica – ministër, Albin Kurti – deputet, Duda Balje – deputete, Nenad Rikalo – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Visar Ymeri – deputet, Mytaher Haskuka – kryetar i komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj – deputet, Valdet Sadiku – ambasador në Kroaci.

Hedhja e shortit u ba nga ana e gazetarëve të pranishëm dhe në mënyrë transparente asht zgjedh vetëm nji numër.

Numri i zgjedhun ishte numri tre dhe në këtë mënyrë tue fillue nga ky numër, çdo personi të pestë zyrtar ka me ju ba kontrolli i plotë i pasunisë.

Kontrolli i plotë i pasunisë fillon nga Shqipe Kryeziu, këshilltare komunale në Komunën e Rahovecit, dhe përfundon te numri 4748, Sokol Havolli, këshilltar komunal në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupcionit, Shaip Havolli, në fillim të takimit ka tregue për punën e Agjencisë gjatë vitit 2017 dhe fillimin e punës së vitit 2018.

Ai tha se Ligji mbi Agjencinë dhe Deklarimin e Pasunisë pritet me u procedue shumë shpejt në Qeveri dhe më pas me kalue në Kuvend.

Havolli tha se lista e deklarimeve të pasunisë të vitit 2018 asht dasht me u ba nga 4748 persona zyrtarë publikë.

Shperndaje në: