Me mjete të blindueme dhe mortaja të reja, Shqipnia nis stërvitjen e madhe (foto)

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Shqipnisë Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, ka kry nji inspektim të punës dhe të stërvitjes së deritanishme të grup-batalionit të kambësorisë së lehtë.

Në fjalën e tij Kollçaku shprehu bindjen se puna, mundi dhe sakrifica e vajzave dhe djemve të grup-batalionit ka me u shpërbly tue arritë objektivat e vendosuna, raporton Mapo.

Në këtë stërvitje morën pjesë nji numër i konsiderueshëm i trupave kambësore, automjetet e lehta të  blindueme të ardhuna nga qeveria amerikane si dhe mortajat e reja të bleme nga qeveria shqiptare.

 

 

Shperndaje në: