Presidenti i Asamblesë të NATO’s e jep formulën qysh duhet m’u ba Ushtria

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO’s, Paolo Alli, ka thanë se Kosova, Ushtrinë duhet me formue vetëm përmes amendamenteve kushtetuese.

“Në rastin e Kosovës, mendoj se Ushtria duhet të bëhet vetëm përmes amendamenteve kushtetuese. Mënyra më e mirë do të ishte kjo, e dimë se kjo nuk e lehtë për ju, kam dëgjuar për bllokadat e mundshme që do t’i bëhen kësaj reforme, megjithatë udhëheqësit duhet ta gjejnë zgjidhjen më të mirë”.

“Mënyra e transformimit të FSK në Ushtri është një çështje delikate për komunitetin ndërkombëtare, kjo nuk është e lehtë. Duhet t’i përmbaheni Kushtetutës tuaj. Të gjithë bashkërisht duhet të punoni”. /Klankosova

 

Shperndaje në: