Kjo asht zyrtarja e MASHT’it që u kap në Bruksel tue vjedhë (foto)

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, e ka konfirmue edhe emnin e zyrtares së suspendueme nga puna në MASHT mbas kapjes së saj nga policia tue vjedhë në nji qendër tregtare në Bruksel. Ajo asht Igballe Cakaj, udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit.

Ministri ju ka thanë mediave se me të marrë vesh për rastin e ka suspendue këtë zyrtare, dhe po presin informata shtesë dhe tutje simbas procedurave do të jetë Komisioni Disiplinor që do t’i ndërmerrë masat./Metro

Shperndaje në: