Qe kur e viziton Putin Serbinë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha se vizita e Presidentit rus, Vladimir Putin, në Vjeshtë ka me qenë nder i madh për Serbinë dhe konfirmim i lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve.

Vucic u takue të Premten me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin, i cili konfirmoi se Putin e ka pranue ftesën për vizitë.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Europa e Lirë, Chepurin e falënderoi Vucic’in për nivelin e naltë të marrëdhanieve dypalëshe.

Ai tha se vizita e Putinit shpreh dëshirën dhe synimin e Moskës për me punue në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Pritet që gjatë vizitës së Putinit në Beograd me u nënshkrue disa marrëveshje, tha Presidenca e Serbisë./REL

 

Shperndaje në: