Clark: Rusia, Turqia dhe Kina po luejnë ‘lojën’ e Ballkanit

Gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili në nji tekst autorial në “The Washington Post” kishte vlerësue se Ballkani mundet me qenë përsëri tokë e krizës, ‘prandaj SHBA dhe BE duhet me reague në mënyrë urgjente, sepse në rajon janë të pranishme fuqitë e jashtme të cilat po krijojnë stres dhe se ajo që dimë nga historia asht se Ballkani Perëndimor asht shumë i brishtë’.

Në nji intervistë për televizionin e Sarajevës N1, Clark thotë se fjalët e ashpra dhe veprat agresive munden me sjellë deri te konflikti në Ballkan ma shpejtë se kudo në botë.

“Po, duhet të jemi të brengosur. Duhet që Ballkani Perëndimor të shtyhet përpara, në civilizim perëndimor dhe civilizim transatlantik, edhe atë sa më shpejtë. Kanë kaluar 23 vjet prejse është nënshkruar Marrëveshja e Dejtonit dhe mbetet të bëjmë edhe shumë për zhvillimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe mendoj se kjo po shkon shumë vështirë”, ka thanë Clark, i cli ka qenë komandant i forcave të NATO’s në Europë gjatë bombardimit të Serbisë, transmeton RTK.

Tue fol për skenën gjeopolitike në Ballkan dhe rolin të cilin e kanë në Rajon si Rusia, Turqia dhe Kina, ai ka thanë se këto shtete “e luejnë lojën ballkanike”.

“Ballkani është mbi pllakën tektonike të racës njerëzore, ky është rajoni ku historikisht janë konfrontuar civilizimet, dhe ende janë duke u konfrontuar. Kështu që është vlerësimi i drejtë se ne duhet ta shfrytëzojmë NATO-n dhe të sigurojmë siguri ushtarake”, ka thanë gjenerali amerikan.

Ai ka shtue se duhet me punue shumë fuqishëm në luftë kundër korrupcionit nëpër qeveri.

“Kjo do të thotë se anëtarët e pushtetit, ata të zgjedhur si dhe ata të emëruar detyrimisht duhet të jetojnë në mënyrë modeste, duhet të jetojnë nga rrogat e tyre, rrogat duhet të jenë të mjaftueshme që të jetohet prej tyre, por askush nuk duhet të pres se do të bëhet milioner”.

Shperndaje në: