Dita Ndërkombëtare e KFOR’it shënohet me aktivitete

Dita Ndërkombëtare e KFOR’it ka me u mbajt sot në Kampin “Film City”, dhe ka për qëllim me promovu kulturën e KFOR’it për stafin civil vendor dhe ndërkombëtar dhe për familjarët e tyne.

Kjo ngjarje organizohet çdo vit nga KFOR’i dhe 28 vendet anëtare të tij, që përfaqësojnë nji përziemje të kulturave dhe etnive, të cilat bashkëjetojnë dhe veprojnë të bashkueme për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Aktivitete dhe kuzhina të ndryshme nga 28 vende kanë me u pregadit për mysafirët, të cilat kanë me tregue mikpritjen dhe kulturën e secilit komb që kontribuon në KFOR.

Ekipi akrobatik i njisisë italiane të parashutistëve ka me u lëshue me parashutë.

 

Shperndaje në: