Thaçi ka besim të plotë në Kancelarin austriak (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderue Kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, për atë çka ka ba derisa Bullgaria kishte Presidencën e Bashkimit Europian, por ka thanë se ka besim të plotë edhe në kancelarin austriak, Sebastian Kurz, shteti i të cilit tash ka Presidencën.

Thaçi, përmes nji postimi në Facebook, ka thanë se, “Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e reformave të rëndësishme politike dhe ekonomike, të nevojshme në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”.

 

Postimi i plotë:

 

Shperndaje në: