Gjermania kërkon punëtorë në Kosovë dhe Shqipni në sektorin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë Spahn dhe kolegët e tij kritikojnë procedurën e stërzgjatun për viza pune në Kosovë dhe Shqipni. Ata paralajmërojnë ndryshime.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka me kerkue ndihmë në Europën Juglindore për zgjidhjen e problemit me mungesën e personelit në shëndetësi. Në veçanti në Kosovë dhe Shqipni ka një potencial shumë të naltë të fuqisë së re punëtore, deklaroi ai për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Përgatitja e personelit atje asht shpesh ma e mirë sesa mendojmë. Por ka shumë probleme të mëdha me dhanie te vizave. Ajo që nuk mundem me kuptue asht se keta persona te pergaditun dhe te shkolluem duhet te presin shpesh deri ne 10 muej per nji vize ne Gjermani. Prandaj, keto procedura duhet te pershpejtohen”, tha Spahn. 

Politikani i CDU’s pranon se Gjermania ka nevojë për rreth 50.000 persona që punojnë në shëndetësi dhe sektorin e përkujdesjes për të moshuemit. 

Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) planifikon me fute të drejtën që të huejt me marre vize per 6 muej me qellim me kerkue pune ne Gjermani. 

“Të huejt që done me punue në sektorin e përkujdesjes do të duhej të marrin vizë për gjashtë muej dhe të vijnë në Gjermani. Kushti: ata nuk mund të marrin asnjë cent nga sistemet sociale, e nëse as mbas gjashtë muejsh nuk kanë gjete ndonji vend pune, atëherë duhet të kthehen në vendin e tyne”, tha Heil për të njajtën gazetë. 

Spahn ka njoftue para disa ditësh se bashke me  ministrin Heil dhe ministren e Familjes Franziska Giffey (SPD) do të nisin nji “Aksion të koncentruem për përkujdesjen”. Partitë e Unionit dhe socialdemokratët jane pajtue në programin e tyne qeverisës që të përmirësojnë kushtet për përgatitjen profesionale, informimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor. 

/DW/

Shperndaje në: