Nis seanca ndaj rastit ‘Syri i Popullit’, merr pjesë edhe Azem Vllasi

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka fillue seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e njoftun si “Syri i Popullit”.

Në këtë seancë po merr pjesë ish-funksionari, Azem Vllasi, ndaj të cilit i pandehuri në rastin “Syri i Popullit”, Murat Jashari, kishte tentue me vra atë.

Ndryshe, simbas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Ragip Sallova, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Behxhet Topolana, Avni Llumnica dhe Murat Jashari dyshohen se kanë krye veprat penale “hakmarrje në ndihmë”, “dhunim”, “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “hakmarrje”.

Shperndaje në: