Presidenti shkruen për 2 Korrikun 1990

Presidenti Hashim Thaçi, ka kujtue 2 Korrikun e vitit 1990, kur u miratue Deklarata Kushtetuese e pamvarësisë së Kosovës, e njoftun si Deklarata e 2 Korrikut.

“Sot u bënë 28 vjet nga shpallja e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës. Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund realizoi projekte të mëdha politike: çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë”, ka shkrue Thaçi

Shperndaje në: