Vllasi: Pse “Syri i Popullit” deshti me m’vra mue të parin?

Azem Vllasi

Avokati Azem Vllasi, tash në cilësinë e të damtuemit, ka deklarue se rasti i plagosjes së tij në Mars të vitit 2017, ishte fillimi i nji komploti ndaj shtetit të Kosovës dhe shoqnisë.

Nji deklaratë të tillë, Vllasi e ka dhanë në seancën e së Hanës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku asht dhanë fjala hyrëse e palëve në procedurë, në rastin kundër 10 të akuzuarve, i njohur si “Syri i Popullit.

Në këtë rast, për pregaditjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, për vrasje të randë në tentativë si dhe vepra të tjera penale, akuzohen Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.

Në fjalën e tij, i damtuemi Vllasi, ka thanë se beson se gjykimi i drejte përveç që ashë dobi për drejtësinë, simbas tij, asht edhe në dobi edhe të shtetit e të shoqnisë.

“Atentati kundër meje është dëshmi se vrasja ndaj personave publikë në Kosovë ka filluar dhe se ata në plan më pas kanë pasur edhe vrasjen e Riza Halimit, Hajredin Kuçit, etj. Siç shihet dikush ju ka ndihmu po në shqyrtim gjyqësor do të dalin të gjitha. Duhet të vlerësohet po ashtu si dola unë në plan i pari për me m’vra kur unë nuk kam qenë fort subjekt i rëndësishëm por përnjëherë dola unë. Interesante ju paskan pengu disa fjalime te miat 37 vite më parë. Unë mendoj se në fund të gjykimit do të marrim vesh edhe fondet që jepen për destabilizim të gjendjes në vend”, ka deklarue ndër të tjerash i damtuemi Azem Vllasi./Betimi për Drejtësi/

Shperndaje në: