Parandalohet sulmi terrorist, i planifikuem për Ditën e Pamvarësisë në SHBA

Autoritetet në SHBA kanë parandalue nji sulm terrorist të planifikuem në 4 Korrik, që asht dhe festa kombëtare.

FBI ka vnue në pranga nji person që do të shpërthente nji sasi eksplozivi gjatë paradës.

Agjentët e FBI’s kanë arrestue në Cleveland, Demetrius Pitt, 48 vjec të dyshuem se po organizonte sulme terroriste.

Pits kishte qenë nën mbikëqyrjen e oficerëve federalë mbasi ma parë në rrjetet sociale kishte ba disa postime në mbështetje të Al Qaeda’s.

48 vjecari, shtetas amerikan, kishte ba edhe kërkime në terren për të gjetë vendet e duhuna për të vendosë eksplozivët. Tash ai rrezikon deri në 20 vjet burg.

Shperndaje në: