Botnori: Dy ditë pushim, qe kur luhen çerekfinalet

Me kualifikimin e Anglisë në sfidën e Kolumbinë plotësohet mozaiku i çerekfinaleve të “Rusi 2018”, ku nga 8 skuadrat që kanë avancue në këtë fazë, gjysa e tyne, pra katër nuk e kanë fitue asnjiherë Kupën e Botës.

Këtë të Mërkurë dhe t’Ejten kalendari nuk parashikon ndeshje, mbasi skuadrave ju asht dhanë pak kohë me i rikuperue forcat mbas fazës së 1/8’tave.

Emocionet e “Rusi 2018” rikthehen të Premten më dy sfida: Uruguai – Francë, e cila luhet në orën 16:00, dhe Brazil –Belgjikë, në orën 20:00.

Dy ndeshjet e fundit çerekfinale luhen të Shtunën. Suedi-Angli në orën 16:00 dhe në mbramje, ora 20:00, Rusi-Kroaci.

Çerekfinalet:

E premte, 6 korrik

Ora 16:00, Uruguai-Francë

Ora 20:00, Brazil-Belgjikë

E shtunë, 7 korrik

Ora 16:00, Suedi-Angli

Ora 20:00, Rusia-Kroaci

Shperndaje në: