Jashari: Po kthehet besimi i qytetarëve në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, asht shpreh i kënaqun me qeverisjen e deritanishme në këtë komunë, por ka thanë se ende ka shumë për me u ba.

Në këtë intervistë për gazetën Epoka e re, ai ka thanë se asht tue punue në mënyrë transparente tue dhanë llogari para qytetarëve për çdo vendim.

Pamvarësisht prej sfidave, ai ka premtue se ka me vazhdue realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Jashari ka tregue se asht tue u punue maksimalisht për me kthy besimin e qytetarëve në Komunën e Skenderajt.

Ai ka ba me dije se deri tash punët kanë ec mirë dhe janë në drejtim të realizimit të qeverisjes transparente dhe llogaridhanëse.

Kreu i Skenderajt ka thanë se Komuna e Skenderajt ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet e nivelit qendror.

Kryetari i Skenderajt ka fol edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, tue thanë se kulla dhe shtëpitë po shkatërrohen në mungesë të menaxhimit të mirë nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Shperndaje në: