Tërmetet në Shqipni s’u ndalen as gjatë natës (foto)

Lëkundjet e tërmetit kanë vijue edhe përgjatë natës.

Mbas panikut dhe shqetësimeve të shkaktueme thuejse gjatë gjithë ditës së Mërkurë, prej orës 11:02 minuta kur u ndje edhe lëkundja ma e fortë, dy të tjera kanë ra gjatë mesnatës, në orën 4:09 dhe 6:20.

E para me magnitudë 4.1, tue qenë pak ma e lehtë sesa ajo e paradites së nji dite ma parë, ndërsa e dyta me magnitudë 3.1, thuejse e pandjeshme.

Nji tjetër lëkundje asht regjistrue në detin Adriatik në orën 2:48 mbas mesnate, me magnitudë 3.3.

Por, që të gjitha këto lëkundje nuk kanë shkaktue probleme.

Shperndaje në: