Prishtina spektakolare në Ligën e Europës, e fiton 3:0 pjesën e parë (video)

Prishtina ka ba nji punë fantastike në pjesën e parë tue shënue tri golla ndaj FC Europa, në ndeshjen e raundit preliminar në Ligën e Europës.

Skuadra kosovare, ka arritë me fitue 3:0 pjesën e parë ndaj skuadrës nga Gjibraltari.

Ishte Dallku që realizoi dy herë nga penalltia, në minutat 9’ dhe 35’.

Në listën e realizatorëve u regjistrue edhe Mankenda që shënoi nji goll të bukur nga largësia.

Vlen të ceket se ndeshja e parë në Gjibraltar ka përfundue 1:1

Shperndaje në: