LDK dhe Haziri me mendime të ndryshme për Thaçin?

lutfi haziri

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK, Avdullah Hoti, ka thanë se qëndrimi i nënkryetarit të partisë, Lutfi Haziri, pro Presidentit Thaçi kryenegociator me Serbinë nuk e përfaqëson qëndrimin e LDK’s.

Edhe pse Haziri u deklarue në nji emision televiziv se LDK pajtohet që Thaçi ta drejtojë dialogun, Hoti thotë se ky mundet me qenë vetëm qëndrim personal i Hazirit.

Hoti në konferencën e së Premtes të LDK’s ka thanë se kjo parti asht kundër përfaqësimit nga Presidenti Hashim Thaçi në dialogun që zhvillohet në Bruksel.

“Nuk mendoj se Haziri ka thënë ashtu. Por, nëse po, atëherë nuk do të përfaqësonte qëndrimin e LDK-së, por do të ishte vetëm një deklaratë e një anëtari të LDK-së”, ka thanë Hoti.

Shperndaje në: