E zbulon Ministri: 40 pjesëtarë serbë kanë kërkue largim nga FSK

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka thanë se kërkesat e pjesëtarëve serbë për largim nga FSK, janë si pasojë e sulmeve të qëllimshme.

Ai të Shtunën në nji konferencë për media ka folë për kërkesat e pjesëtarëve të komunitetit serb nga FSK, i cili tha se numri i atyne që kanë kërkue me u largue asht 40.

“MFSK vlerëson se kërkesat për largim vijnë si pasojë e sulmeve të qëllimshme që i janë bërë FSK-së, përkatësisht pjesëtarëve të komunitetit serb, dhe tentim për të dëmtuar procesin dhe të arriturat e FSK-së dhe dëmtimin e imazhit si institucioni më i besueshëm në vend”, asht shpreh Berisha, në konferencë për media.

Ai gjithashtu ka thanë se këta pjesëtarë kanë qenë mirë të integruem në FSK dhe kanë qenë në nivel të detyrës së tyne.

Ministri Berisha ka thanë se shantazhet ndaj pjesëtarëve të FSK’s, janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave elementare të njeriut.

Ai ka tregue së kërkesat e tyne për largim kanë me u shqyrtue në bazë të procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Ndryshe disa pjesëtarë të FSK’s më presion nga Beogradi kanë kërkue largimin nga FSK.

Shperndaje në: