Kanga fituese e Eurovisionit asht e kopjueme, Izraeli rrezikon mos me qenë pritës i Eurosong vitin tjetër (video)

Kangëtarja nga Izraeli, Netta Barzilai, triumfoi këtë vit në festivalin e Eurovisionit me kangën e saj “Toy”, tue mujt kështu Eleni Foureira, e cila doli në vendin e dytë. Por, mesa duket kjo kangë qenka e kopjueme dhe jo origjinale.

Simbas kompanisë amerikane, “Universal Music Studios”, kanga e Nettes asht kopjue nga hiti i grupit amerikan ‘The White Stripes’ me titull “Seven Nation Army”.

Nëse paditja pranohet nga gjykata, Izraeli rrezikon me humbë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin Eurovision vitin e ardhshëm.

Ma poshtë mundeni me ndigjue ngjashmëninë e madhe mes dy kangëve./opinion.al

Shperndaje në: