Pesë ushqime, të cilat duheni m’i provue të paktën nji herë në jetën tuej

Ushqimi asht nji nga gjanat ma të bukura dhe të shijshme njikohësisht që i dhurojmë vetes.

Natyrisht nuk bahet fjalë thjeshtë për t’u ngi, por edhe për t’u kënaqë me atë çka hajmë.

Ma poshtë janë 5 pjata të njoftuna në mbanë botën për shijen e veçantë dhe që duhen provue të paktën nji herë në jetë.

1. Supë tajlandeze (Tom Yum Kung)

Pamvarësisht mendimit tuej të parë për këtë foto, supa tajlandeze Tom Yum Kung asht renditë në listën e 50 ushqimeve ma të mira në BOTË. Besojmë se vetëm kaq mjafton për ta provue të paktën vetëm nji herë.

2. Sushi

Nuk mund të themi që sushit janë dashni me provim të parë, por mund t’ju japim mija arsye pse duhet t’i provoni. Mund të provosh disa lloje, maki, nigiri dhe sashimi, por ajo që duhet të dini asht se sushit përmbajnë acide të shnetshme, janë art dhe t’i hash asht shumë argëtuese.

3. Akullore e skuqun

Po, egziston nji ambëlsinë e tillë dhe asht krijue në Japoni. Si nuk shkrihet akullorja kur skuqet? Epo ky asht sekret profesional dhe nuk mund ta realizoni në shtëpi.

4. Paella (Paeja)

Kemi zgjedhë pikërisht Paella de Marisco, sepse asht nji nga ushqimet ma të preferueme të verës në Spanjë dhe për nji arsye të mirë. Paeja asht ushqimi ma i freskët dhe i shijshëm që bahet me frutat e detit. Dhe asht nji nga ma të preferuemet e njerëzve nëpër botë, për mënyrën si shërbehet dhe për shijen bregdetare që të ofron.

5. Supë me bisht viçi

Mund t’ju duket e çuditshme, por kjo recetë asht krijue që në vitin 1905 dhe asht ndër ma të preferuemet në Kinë. Nji nga përbamësit që simbas mjekësisë tradicionale kineze ban mirë për shnetën asht palca dhe ndikon në jetëgjatësinë e atij që e han./ATA

Shperndaje në: