Kryeministri dhe Presidenti ngushëllojnë familjen Sadikaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes llogarive në Facebook kanë shpreh ngushëllime për familjen Sadikaj, për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të kësaj familje në aksident trafiku.

“Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj”, ka shkrue Haradinaj.

“Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik”.

Ndërsa presidenti asht shpreh se asht “shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të nji familje, në mesin e tyne edhe fëmi”.

“Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”.

Shperndaje në: