Suhareka, nesër në ditë zie për humbjen e familjes 5 anëtarëshe

Nesër Suhareka ka me mbajtë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave anëtarë të së njajtës familje që vdiqën sot si pasojë e nji aksidenti trafiku në magjistralen Duhël-Suharekë

Lidhun me aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Suharekë-Duhël ka reague edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka shpreh ngushëllime tue thanë se në momente të vështira, bashkëndjenë me familjet e tyne në pikëllim.

Postimi i plotë:

Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë.

Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime.

Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim.

Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës.

Bali Muharremaj

Shperndaje në: