Qe pse mashkujt duhen me hangër sa ma shumë fruta të thata, mos e leni pa e lexue!

Rezultatet e nji studimi treguen se konsumimi i rregullt i frutave të thata përmirëson spermën te mashkujt.

Burrat që konsumuen rreth dy grushta fruta të thata mikse (bajame, arra dhe lajthi) përditë për 14 javë rresht, shkencëtarët zbuluen, se kishin rritje të qelizave ‘notuese’ të spermatozoidëve.

Studimi vjen në nji kohë kur fertiliteti mashkullor ka ra në botën perendimore, si pasojë e ndotjes, tymrave dhe dietave ushqimore.

Kërkimet thanë se evidencat janë gjithnji në rritje se nji dietë e mirë mundet me i rritë mundësitë për ngjizje.

Rreth nji në 7 çifte kanë vështirësi të bahen me fëmi dhe rreth 40-50% e rasteve të infertilitetit ju atribuohen mashkujve.

Shkencëtarët ndanë në dy grupe 199 mashkuj të shnetshëm në moshat nga 18 në 35 vjeç:

Grupit të parë i shtuen 60 gramë fruta të thata në ditë në dietën e tyne.

Grupi i dytë nuk bani asnji ndryshim nga dieta e tyne normale.

Ekspertët thanë se studimi mbështeti studimet e maparshme që tregojnë se nji dietë e pasun me omega 3, antioksidantë, vitaminë B dhe acid folik, rrisin fertilitetin.

Frutat e thata përmbajnë shumë vlera ushqimore të tilla si dhe të tjera edhe ma shumë.

Shperndaje në: