Liderët e Ballkanit në Londër, May: Britania ka me dyfishue fondet

Britania asht shpreh e gatshme me dyfishue fondet për Ballkanin Perëndimor, me qëllimin me ju dalë në ndihmë vendeve të rajonit për me përballue sa ma mirë kërcënimet ndaj progresit të tyne, sidomos në luftën kundër krimit të organizuem dhe trafikut të landëve narkotike.

Ishte vetë Kryeministrja Theresa May, ajo që i bani këto komente në Londër, ku Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet me pjesëmarrjen e 6 liderëve rajonale si dhe figura europiane jashtë tij, si Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Shperndaje në: