Blerim Destani, John Travolta dhe Morgan Freeman në nji film hollywoodian

Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit “The Poison Rose” në krahë me aktorët legjendarë John Travollta dhe Morgan Freeman.

Ky film ka fillue xhirimet që nga Maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazueme në novelën e Richard Salvatore.

Blerimi në këtë film luen karakterin e Lorenzo Rodriquez, emni i karakterit që ai luen ashtu si edhe fotografitë nga xhirimet na asocojnë në nji djalosh meksikan me nji stil karakteristik.

Filmi asht në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për nji ish-yll futbolli të cilit i bahet pikë e dobët nji vajzë e cila asht në telashe.

Ashtu si në filmat klasik, ai përfundon në nji rrjet kompleks krimesh.

Kur ai zbulon se vajza në fakt asht e bija e tij e humbun prej shumë kohësh, niset me pshtue atë dhe rrugës në pshtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit.

Shperndaje në: