S’ka datë për takimin e dytë të fazës finale


Pamvarësisht se në takimin e parë të fazës finale të dialogut Prishtinë – Beograd të dyja palët janë pajtue me intensifikue takimet në kuadër të këtij procesi, ende nuk dihet se kur ka me u mbajt takimi i dytë.

Ani pse faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka nis zyrtarisht më 24 Qershor, ende nuk dihet se kur ka me u mbajt takimi i radhës (i dyti) në kuadër të kësaj faze.

Lexoni lajmin e plotë:

Këtë e kanë pohuar për gazetën zyrtarë të Presidencës, të cilët kanë thënë se ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të ketë takim në Bruksel.

Pavarësisht kësaj, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është drejtues i këtij procesi nga pala kosovare, u ka bërë thirrje edhe njëherë akterëve politikë që të kontribuojnë në procesin e negociatave me Serbinë.

Mirëpo, opozita po vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm një gjë të tillë, shkruan “Zëri”.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, Thaçi nuk duhet të jetë personi i cili do t’i udhëheqë bisedimet me palën serbe. Përkundrazi, sipas tyre thirrja e Thaçit për krijimin e një grupi të unitetit rreth këtij procesi është krejtësisht hipokrite.

Kjo pasi, siç deklarojnë zyrtarët opozitarë, kreu i shtetit nuk është i legjitimuar për ta drejtuar procesin e dialogut.

Pavarësisht këtyre, i pari i shtetit është zotuar se do të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë, e cila  do të rezultojë me njohjen reciproke të të dyja vendeve.

Shperndaje në: