Zyrtare: Qe kur takohen Thaçi e Vucic për vazhdimin e fazës finale të dialogut


18 Korriku pritet me qenë dita kur ka me pasë nji takim tjetër midis Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vucic.

Kjo asht ba e ditun në nji komunikatë për media nga zyra e Federica Mogherinit.

Në këtë takim pritet me u diskutue marrëveshjet që nuk po zbatohen dhe hapat tjerë drejt nji marrëveshje përfundimtare, percjell lajmi.net.

“Përfaqësuesja e lartë për politikmë të jashtme, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian do të takohen më 18u korrik me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thotë fillimisht njoftimi i publikuem në faqen zyrtare.

“Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intesifikuar”, thuhet në komunikatë.

Thaçi e Vucic së fundi janë takue shkurtimisht edhe në Samitin e Londrës ku kanë diskutue për disa tema.

Shperndaje në: