Shpella e Tajlandës pritet m’u kthy në muze, gati filmat për historinë


Kompleksi i shpellave në Tajlandën veriore, ku 12 djem dhe trajneri i tyne i futbollit ishin bllokue për ma shumë se dy javë, ka me u shndrrue në nji muze.

Zyrtarët e pshtimit thanë se muzeu ka me tregue se si operacioni i pshtimit filloi, tue shtue se kishte me qenë nji atraksion turistik i madh për Tajlandën.

Ma s’paku dy kompani po kërkojnë me ba nji film që tregon historinë e pshtimit.

Ekipi i futbollit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse qëndruen në shpellë që nga 23 Qershori.

Shperndaje në: