Çfarë shpirti gare! Zbulohet pse Kroacia nuk bani zavendësime!

Kroacia bani historinë nji natë ma parë tue sigurue finalen e Kampionatit Botnor mbasi nji triumfi 2-1 në shtesë ndaj Anglisë.

Ajo që ra në sy te skuadra ballkanase ishte se deri në përfundim të kohës së rregullt nuk kishte kry asnji zavendësim, raporton TCH.

Trajneri Dalic u shpreh mbas ndeshjes, se dëshironte me krye zavendësime, por dëshira e madhe e lojtarëve që kishin nis ndeshjen e bani atë të mos zavendësonte asnji prej tyne deri në minutën e 90.

“Ajo që bënë lojtarët tanë treguan forcë dhe nivel energjie. Desha të bëja zëvendësime, por askush nuk donte të dilte. Të gjithë vazhdonin të thoshin: ‘Mund të luaj, mund të vrapoj’. Disa lojtarë luajtën me lëndime të vogla, me të cilat nuk do të luanin në ndeshjet tjera. Dy lojtarë luajtën me gjysmë këmbe, por kjo nuk u vërejt!”, u shpreh mbas ndeshjes trajneri.

Shperndaje në: