Flet Haradinaj: Jam shqiptar, jo mysliman – feja s’asht identiteti i parë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thanë se kosovarët jetojnë nji ”botë tjetër” për dallim nga myslimanët në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi një komb euroatlantik, kur ne ishim në telashe, SHBA dhe NATO ishin me ne, kështu që ne i përkasim këtij grupi”, ka thanë ai, njofton Klan Kosova.

“Unë jam shqiptar, nuk jam mysliman, feja nuk është identiteti im i parë, e vërteta është se ne kemi ekzistuar për më shumë se 2000 vjet, para edhe Muhamedit apo Jezusit. Jetonim si të krishterë për shumë kohë dhe ne e pranonim fenë myslimane nëpërmjet administratës osmane “, ka shtue ma tej Haradinaj për gazetën Middleeasteye.net

Aty ma tej theksohet se ma shumë se 90 për qind e 1.8 milion njerëzve të vendit janë shqiptarë kosovarë dhe myslimanë, institucionet laike janë të çmueme, xhamitë janë ma pak të dukshme se ato në pjesë të Lindjes së Mesme dhe ka ma pak oreks për ligjin islamik.

Ndërsa kosovarët aspirojnë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Europian (BE), ata munden me luejtë nji identitet islamik për me lehtësue rrugën e tyne në nji klub shtetesh me rrajë të krishtena.

”Përvoja e Turqisë mund të jetë e dobishme. Ankaraja dhe BE hapën bisedimet e anëtarësimit në 2005, por negociatat janë ndalur, pasi pjesa më e madhe myslimane e 81 milionë njerëzve po “lëviz më larg” nga blloku”, simbas nji raporti të fundit të BE’s.

Shperndaje në: