Jeremic për Kosovën: Nji nënshkrim ndryshon gjithçka, prandaj…

Lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremic, deklaroi se në kontekstin e dialogut për Kosovën ”nji nënshkrim ndryshon gjithçka, sepse Prishtina nuk do të duhej mandej të bisedonte për asgja, me nënshkrimin e Serbisë të marrëveshjes, siç thuhet, për normalizimin e marrëdhanieve gjithëpërfshimëse, që do t’ia siguronte Kosovës ulësen në OKB e që kjo asht gjaja e fundit që ata nuk kanë arritë”.

“Prandaj përsëris, ai nënshkrim i vetëm do të ndryshonte gjithçka, prandaj duhet ba gjithçka që kjo të mos ndodh”, deklaroi Jeremic për mediat serbe.

Jeremic, ish ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, shtoi se “asht e domosdoshme të ndryshohet strategjia e bisedimeve me shqiptarët e Kosovës, që deri tash, shtetit tonë dhe serbëve të Kosovës nuk u kanë sjellë asnji rezultat, ndërkohë që pala shqiptare fitoi çdo gja që kanë kërkue”.

Shperndaje në: