Haradinaj tregon qysh u ndje në Londër dhe jep nji përgjigje të shkurtë për vizat


Kryeministri Ramush Haradinaj ka folë për herë të parë që kur u kthye nga Samiti i Londrës që u mbajt këtë javë, që mblodhi të gjitha shtetet e mëdhaja.

Haradinaj tha se Kosova pati nji pozitë të mirë në Londër, mbasi simbas tij, kryeministrja britanike Theresa May i kishte pritë sikur në shtëpi.

“Në Londër patëm shumë takime. Kryeministrja May na priti mirë dhe u ndjemë si në shtëpi”, ka thanë Haradinaj.

Ndërkaq, ai ka falenderue edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kancelarin austriak, Sebastian Kurz, të cilët simbas Haradinajt, mbajtën takime bilaterale vetëm me Kosovën.

Sidoqoftë, ai foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave i cili, simbas Haradinajt, ka me ndodh këtë vit.

“Po”, ishte përgjigja bindëse e kryeministrit në pyetjen se a do të hiqen vizat këtë vit.

Shperndaje në: