Keni me u befasue me gjestin e Federatës Ruse ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (dokument)

Federata e Futbollit e Rusisë ka urue Federatën e Futbollit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, Agim Ademit.

Në këtë urim, Federata ruse ka thanë se i gëzohet bashkëpunimit mes federatave tona tue i dëshirue federatës sukses dhe prosperitet.

“I gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuej prosperitet dhe shumë suksese. Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çashtjet e futbollit”.

“Shpresoj që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”, asht teksti i urimit që e ka nënshkrue sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev.

Shperndaje në: