Presidenti: Kosova ka vija të kuqe, qe çka duhet me ba Serbia


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbas vizitës që ia ka ba fabrikës së plastikës, “Kivo”, në Kaçanik, ka thanë se Kosova ka vija të kuqe edhe në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Simbas tij, ky proces duhet të përmbyllet me nji marrëveshje historike, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, ku rezultat final do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.

“Për shtetin e Kosovës ekziston vijë e kuqe e qartë, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjeje përfundimtare, me marrëveshje finale, historike, të njohjes nga Serbia për shtetin e Kosovës. Asnjë marrëveshje tjetër nuk e ka ndonjë vlerë apo ndonjë marrëveshje e përkohshme eventuale që do të mund të ishte. Pra marrëveshja do të jetë finale dhe e njohjes reciproke”, ka theksue Thaçi, i cili që nga dje ka fillue me dal në terren.

Shperndaje në: