Dështon Serbia, tash qinda serbë duen me hy në FSK!

Shteti serb nisi të kundërshtonte ushtrinë e Kosovës, por nuk u ndal me kaq. Ai nisi ta luftojë edhe Forcën, e cila pritet me u ba ushtri.

Në fillim me deklarata e mandej me anë të njerëzve të tyne në Kosovë, filluen t’i tutnin pjesëtarët serbë të FSK’s, madje mbi 40 prej tyne arritën t’i bindin për t’u largue, shkruan gazetametro.net.

Të dyshuem për përfshimje në këtë gja, për bashkëkryemje të presionit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK’s, edhe u arrestuen 5 persona para do dite. Ata u dyshuen si cenues të rendit kushtetues.

Liderët kosovarë e cilësuen këtë si lëvizje të Beogradit kundër shtetit të Kosovës, e në veçanti kundër Forcës e cila pritet me u ba ushtri.

E kjo agjendë e Serbisë duket mjaft e dështueme në këto moment. Gazeta Metro ka mësue nga burime të saj në Ministrinë e FSK’s se numri i të larguemve asht i vogël krahasue me numrin e serbëve që janë të interesuem të futen në këtë forcë.

Simbas burimeve, janë rreth 100 persona që duen me hy në FSK pa ma të voglin dyshim, ndërkohë që të dalë nga kjo forcë nuk janë ma shumë se 40 pjesëtarë.

E këtë gja e ka konfirmue për Metron edhe zadhanësi i Ministrisë së FSK’s. Ai tha se nuk mund të merren njerëz pa procedura, mirëpo e pranoi se ka interesim.

“Po, ka serbë të interesuar për të hyrë në FSK, mirëpo ne duhet të përcjellim procedurat. S’duhet të ndikohemi nga ndonjë largim dhe të ulim kualitetin dhe kriterin. Por, si fakt ekziston: ka serbë të shumë të duan të hyjnë në FSK”, ka thanë Ibrahim Shala, zadhanës i Ministrisë së FSK’s.

 

Shperndaje në: