Sekretari amerikan i Mbrojtjes viziton Kosovën për herë të parë

Mbas përfundimit të Samitit të NATO në Bruksel, Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, do të udhëtojë nesër në Zagreb për të takue përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut me SHBA.

Mbas ftesës së NATO për të nisë negociatat me Maqedoninë, SHBA dëshiron të jap nji mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit.

Simbas komunikatës së Departamentit të Shtetit, vizita e Sekretarit Mattis asht e para në rajon dhe do të takohet me ministrat e mbrojtjes së shteteve Kroaci, Shqipni, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Serbi

Shperndaje në: