AAK i kërkon Qeverisë diçka deri në vendimin për vizat

Deputetët e Aleancë për Ardhmëninë e Kosovës, me anë të nji rezolute kanë kërkue nga Qeveria të ndërprehet dialogu më Serbinë, deri në vendimin për liberalizim të vizave.

Këtë e ka ba të ditun deputetja e AAK’s, Donika Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thanë se kanë kërkue liberalizim të vizave para dialogut.

“Së bashku me kolegët e AAK-së, dorëzuam projekt-rezolutën ku kërkuam nga Qeveria që të mos fillohet dialogu me Republikën e Serbisë derisa të mirret vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në zonën shengen. Kërkuam liberalizim të vizave para dialogut”, ka shkrue Donika Kadaj-Bujupi.

Shperndaje në: