Merret ky vendim për drejtorin në QKUK që mori 100 euro ryshfet

Drejtori i Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Rexhep Kasumi, i cili u arrestue për marrje ryshfeti në vlerë prej 100 eurosh nga nji pacient, asht vendosë në arrest shtëpiak.

Vendimin për këtë masë të sigurisë e ka marrë Gjykata e Apelit tue hedhë poshtë vendimin për paraburgim prej 30 ditësh të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të marrë më 7 Korrik të këtij viti.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit R.K. Aktvendimi i gjykatës së shkalles se parë i datës, 07.07.2018, është ndryshuar. Të dyshuarit, masa e paraburgimit i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e Apelit për media.

Shperndaje në: