Virusi i ri seksual që ka me u përhapë me shpejtësi!

Nji infeksion i rrallë i transmetuem seksualisht (STI) mundet me shkaktue nji “emergjencë të shëndetit publik” mbrenda 15 vjetëve nëse nuk merret seriozisht, ka paralajmërue Shoqata Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV (BASHH).

Bakteri Mycoplasma Genitalium (MG) aktualisht ndikon vetëm 1-2 përqind te njerëzit, por BASHH paralajmëroi në nji grup të ri të udhëzimeve se mundet me u ba rezistent në 15 vjet nëse testimi dhe trajtimi i duhun nuk arrihet të ofrohet nga shërbimet shëndetësore lokale .

MG mundet me shkaktue inflamacion të organeve riprodhuese për gratë, i cili mundet me çue në infertilitet.

Simptomat gjithashtu përfshijnë dhimbje gjatë seksit dhe gjakderdhje post-koitale.

Për burrat ajo shkakton inflamacion të uretrës dhe mundet me çue në shkarkime ujore nga penisi.

Dr Peter Greenhouse, nji konsulent seksual në Bristol dhe anëtar i BASHH, i tha BBC, “kjo asht nji tjetër arsye e mirë për të paketue kondomat për pushimet verore – dhe në të vërtetë t’i përdorni ato”.

Udhëzimet tregojnë se njerëzit munden me u testue për MG përmes testit të amplifikimit të acidit nukleik (NAAT).

Egziston gjithashtu shqetësim se STI mund të rezistojë ndaj antibiotikëve nëse nuk trajtohet si duhet.

Shperndaje në: