Thaçi: E kemi konfirmue pjesëmarrjen për takimin e Brukselit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmue pjesëmarrjen në takimin e radhës me Presidentin serb, Aleksandar Vucic, më 18 Korrik në Bruksel.

“Më datën 18 korrik do të mbahet takimi i dytë i fazës finale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku në këtë proces ”, ka thanë Thaçi.

Ai ka paralajmërue hapa më dinamikë mbas pushimeve verore, derisa sërish ka apelue te liderët e opozitës me u ba pjesë e grupeve strategjike dhe punuese për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Mësohet se tashma ekipi negociator i përbamë nga përfaqësues të subjekteve politike në pushtet dhe institucioneve shtetnore asht funkcional dhe ai udhëhiqet nga Presidenti Thaçi.

Gjithashtu, edhe delegacionin e Serbisë e udhëheq Presidenti Vucic.

Shperndaje në: