Haradinaj takon kryetarin e Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot zhvilloi nji takim pune me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojcic.

Ne këtë takim simbas Qeverisë u diskutue për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social.

Nga njoftimi i Qeverisë, kuptohet se në këtë takim nuk asht bisedue për mundësinë e kthimit të Listës Serbe në Qeveri.

Kujtojmë se Lista Serbe e cila ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës asht largue, mbas arrestimit të Marko Djuric’it.

 

Shperndaje në: