Festa e ‘çmendun’ mbas golles se Mandzukic, me protagonist fotoreporterin (foto)


Kroacia përjetoi nji të Mërkurë të çmendun në Botnorin e Rusisë.

Skuadra e Daliç u kualifikue për në finale, mbas nji ndeshjeje që e mbyllën mbas 120 minutash, diçka që asht kthy në zakon për ballkanasit.

Mario Mandzukic ishte heroi për skuadrën kroate, me gollen e shënueme në pjesën e dytë të kohëve shtesë.

Festa e futbollistëve ishte e jashtëzakonshme, e gjatë saj pati edhe nji incident, mbasi futbollistët kroatë ranë mbi nji fotograf që ndodhej aty dhe po kapte imazhe të sfidës.
Fotografi, pamvarësisht gjithçkaje, vijoi punën e tij dhe në fund kroatët e ndihmuen të ngrihej, ndërkohë që disa prej tyne i dhurudn edhe nji puthje.

Shperndaje në: