Rama i përkulet tue i fole, shihni reagimin epik të Trumpi’t (video)


Edi Rama ka takue Presidentin amerikan Donald Trump në Samitin e NATO’s në Bruksel.

Mbasi postoi nji foto në Facebook tue shtrëngue duert me Trump, me moton “Photo of the Day”, Kryeministri postoi në Instagram nji video ku duket teksa i flet Presidentit amerikan.

Trump asht ul në karrige, ndërsa Rama i flet.

Presidenti amerikan pohon lehtas me kry në video.

Në krah të Ramës asht edhe Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, që ndigjon bisedën mes dy liderëve.

Kujtojmë se Rama ka sulmue disa herë Donald Trump kur ai ishte kandidati republikan për president të SHBA’ve.

Shperndaje në: