Trump dhe May kanë në fokus marrëveshjen për tregti. Rrezikohet nga plani i ri për Brexit

Presidenti amerikan Donald Trump u prit në Pallatin Blenheim nga kryeministrja britanike Theresa May, në ditën e tij të parë të vizitës në Mbretninë e Bashkueme.

Darka e “kravatave të zeza”, me 150 të ftuem,  u fokusue në marrëdhaniet tregtare mbas Brexit.

Trump shkeli tokën britanike në Londër me fjalët se ndihet “komod” me protestat që po zhvillohen gjatë vizitës së tij, tue shtue se britanikët “e pëlqejnë shumë atë”.

Sigurisht, mbërritja e tij në Londër asht percjelle me masa shtesë sigurie, për ma tepër që duhet të monitorohen dhe të sigurohet mbarëvajtja e disa protestave të planifikueme që do të mbahen gjatë vizitës së tij.

Trump, i cili do të takohet edhe me Mbretneshën Elisabeth II gjatë vizitës dyditëshe të punës, u shpreh: “Mendoj se më pëlqejnë shumë këtu në Britani, dhe mendoj se ata pajtohen me qëndrimin tim të emigracionit. Ju po e shihni se ç’po ndodh anembanë botës me emigracionin. Mendoj se kjo asht arsyeja pse ndodhi edhe Brexit”.

Trump ka marrë kritika  kohët e fundit për shkak të politikës së tij për emigracionin, që rezultoi me ndamjen e fëmijëve nga familjarët e tjerë që hynin në mënyrë të paligjshme në SHBA.

/bbc/

Shperndaje në: