FIFA merr vendim – Nestor Pitana ka me referue finalen e Botnorit

Referi kryesor i finales së Botnorit Rusi 2018, midis Francës dhe Kroacisë ka me qenë argjentinasi Nestor Pitana.

Në këtë detyrë kaq të randësishme gjyqtari 43-vjeçar ka me pasë si ndihmësa dy bashkëpatriotët Hernan Maidana dhe Juan Belatti, ndërsa referi i katërt ka me qenë holandezi Bjorn Kuipers.

Në këtë mënyrë Botnori Rusi 2018 ka me u mbyll nga i njajti refer që drejtoi edhe fillimin e tij, mbasi Nestor Pitana ishte arbitri kryesor i ndeshjes hapëse të këtij kampionati Rusi-Arabia Saudite, që përfundoi 5-0.

Referi argjentinas i ka gjykue të dy finalistët gjatë këtij Botnori.

Pitana ka drejtue ndeshjen e Kroacisë me Danimarkën në fazën e 1/8, kur ballkanasit fituen me penallti.

Po kështu ai drejtoi edhe ndeshjen e fazës së 1/4 midis Francës e Uruguajit, ku “Gjelat” trimfuen 2-0.

Shperndaje në: