Lista Serbe kthehet në pozitë, nji ditë mbas takimit me Haradinajn

Deputetët e Listës Serbe janë ulë sot në mes të partive të koalicionit qeverisës.

Ata sot janë në mes të grupeve parlamentare të AAK e Nismës, ndërsa që deri tash kanë qenë të ulun mbrapa LDK’s.

Saša Milosavljeviç, shef i grupit parlamentar dhe deputeti Slavko Simić, kanë qenë të ulun afër partive në koalicionin qeverisës.

Lëvizja e tyne në Kuvend, vjen mbas takimit që ka pasë dje kryeministri Ramush Haradinaj me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojcic.

Shperndaje në: