Ndërhymja në zgjedhjet amerikane, Prokurori special padit 12 agjentë rusë

Prokurorët amerikanë kanë padit 12 oficerë të shërbimeve sekrete ruse që dyshohen se kanë ndërhy në zgjedhjet amerikane.

Llidhun me këtë çashtje ka reague zyrtarisht Departamenti Amerikan i Drejtësisë që konfirmon paditë ndaj oficerëve të inteligjencës ruse.

Hetimet për këtë çashtje janë ndërmarrë nga Prokurori special Robert Meuller, i cili ka pas përplasje të shumta edhe me Presidentin e SHBA’ve Donald Trump lidhun me këto hetime.

Grupi i prokurorëve të udhëhequn nga Meuller kanë ngrit dyshime të forta se bashkëpunëtorët e afërt të Trump kanë bashkëpunue me rusët për me ndikue në zgjedhje raporton Reuters.

12 oficerët rusë të paditun për çashtjen dyshohet se kanë sulmue kompjuterat e Partisë Demeokratike të SHBA’ve dhe ata të stafit të kandidates Hillary Clinton.

Lidhun me këtë çashtje vijojnë hetimet intensive nga Prokurori special Meuller.

Shperndaje në: